Please enter at least 3 characters.

Dana White: Tony Ferguson meriton të jetë kundërshtari i ardhshëm i Khabibit

2018/10/Tony-Ferguson-e1540133098992.jpg
304:"LAS VEGAS, NEVADA - OCTOBER 05: Tony Ferguson poses during a ceremonial weigh-in for UFC 229 at T-Mobile Arena on October 05, 2018 in Las Vegas, Nevada. Ferguson will fight Anthony Pettis in a lightweight bout at UFC 229 on October 6 at T-Mobile Arena in Las Vegas. (Photo by Ethan Miller/Getty Images)
12:"Getty Images

E ardhmja e Khabib Nurmagomedov në UFC është ende e dyshimtë dhe për ketë është kthyer të flasë edhe presidenti i UFC-së, Dana White.

Ai ka thënë se Khabib ende është pjesë e UFC-së dhe dëshira e tij është që në të ardhmen të përballet me Tony Fergusonin.

White ka thënë se nuk ka pasur asnjë kontakt me Floyd Mayweather për një meç të mundshëm me rusin, por dëshira e tij është Tony.

(Foto: Christian Petersen/Getty Images/Guliver)

"Si fans i meçeve të ashpra, ne duhet të shkojmë me Tony", ka thënë White për ESPN.com.

"Tony e kishte rripin, u zhvesh nga titulli dhe kështu Mc Gregor-Nurmagomedov ndodhi. Tony kurrë nuk humbi titullin në një meç".

"As Conori, por Conori kishte rastin të ndeshej për titullin. Mendoj se Tony meriton rastin e radhës".

"Para së gjithash, ekipi i Mayweather nuk na është afruar ende. Khabib është nën kontratë m UFC. Ne nuk kemi folur me askënd me ekipin e Mayweatherit”, ka shtuar White. /Telegrafi/