Damon: Martesa është qesharake
26/03/2010
Ylli i filmit “The Bourne Identity” u martua me Luciana Barroson në vitin 2005, martesë nga e cila kanë dy vajza, Gia dhe Isabella.
Damon ka thënë se takimi me Barroson ishte gjëja më e mirë që i ka ndodhur ndonjëherë në jetë dhe pranon se nuk do të mund të martohej me një femër tjetër nëse do të ndaheshin.
“Dikush më tha kohë më parë, ‘Uau, ti vërtetë e do martesën’, ndërsa unë i thashë: ‘Jo, unë mendoj se martesa është qesharake, mendoj se është ide totalisht qesharake’”.
“Më pëlqen të jem i martuar me bashkëshorten time, ajo është gjëja me e rëndësishme që më ka ndodhur, por nëse ajo do të më braktisë, unë kurrë nuk do ta bëja përsëri, sepse është çmenduri të kalosh tërë jetën me një person”, u shpreh Damon. /Telegrafi/


