Dafina sjell videoklipin e “Be a man Once” (Video)
23/07/2015
Këngëtarja Dafina Zeqiri, ka lansuar videoklipin e ri të titulluar “Be a man Once”, e që është në gjuhën angleze, e përzier me tekst në gjuhën shqipe.
Kënga është prodhuar nga RodNil në muzikë, kurse tekstin dhe melodinë e ka realizuar Dafina bashkë me Arianit Palajn. Kënga u regjistrua në studion e RedBox.
Kënga që në shqip titullohet “Bëhu Burrë”, sipas këngëtares e shpërfaq faktin se burrat duhet të mbajnë më shumë fjalët e tyre.
Videoklipi mjaft artistik u realizua nga Valon Aziri në studion e Arton Humollit me ndihmën e këtij të fundit.
Kjo këngë vjen pas publikimit të këngës së suksesshme “Te Ti” pak kohë më parë. /Telegrafi/


