Please enter at least 3 characters.

Dafina: Shpresoj të pëlqehet kënga "Shum nalt"

2016/01/f.0212161855943_m.jpg

Dafina së fundmi ka realizuar një tjetër këngë dhe klip, të titulluar “Shum nalt” ku ka bashkëpunuar me Capital-T dhe 2po2, ndërsa shpjegon se suksesi i madh që pati kënga “La Vida Loca”, e ka shtyrë këngëtaren që të vazhdojë me bashkëpunimet.

“Pata shumë fat në këngën ‘La Vida Loca’ që e kënduam duet me Bleron. Vullneti më shtyri që të vazhdoj të paraqitem duet në skenë, me këngëtarët siç janë grupi ‘Capital-T’ dhe ‘2po2’. Besoj se edhe kjo këngë do të më sjellë fat. Kemi arritur të realizojmë një videoklip të mrekullueshëm që besoj se do t’iu pëlqejë të gjithëve”, ka thënë Dafina për të përditshmen “Kosova Sot”.