Please enter at least 3 characters.

Coutinho: Më duhet të kthehem te Barcelona, pastaj të vendosi për të ardhmen

2020/08/GettyImages-1268079387.jpg
364:"LISBON, PORTUGAL - AUGUST 23: Philippe Coutinho of FC Bayern Munich poses for a photo with the UEFA Champions League Trophy following his team's victory in the UEFA Champions League Final match between Paris Saint-Germain and Bayern Munich at Estadio do Sport Lisboa e Benfica on August 23, 2020 in Lisbon, Portugal. (Photo by Manu Fernandez/Pool via Getty Images)
12:"Getty Images

Njëri nga problemet e shumta të Ronald Koemanit te Barcelona do të jetë të zgjidh të ardhmen e Philippe Coutinhos.

Mesfushori brazilian e kaloi sezonin si i huazuar te Bayern Munich, aty ku arriti të fitonte tripletën.

Coutinho fitoi Bundesligën, DFB Pokalin dhe në mbrëmjen e të dielës së kaluar Ligën e Kampionëve.

Alvaro Odriozola (Foto: Lluis Gene/Pool via Getty Images/Guliver)

Braziliani ka thënë se ai tani duhet të kthehet te Barcelona për të vendosur rreth të ardhmes së tij.

“Natyrisht se duhet të kthehem te Barcelona dhe do të shohim çfarë do të ndodhë”, ka sqaruar Coutinho.

“Ajo çfarë dua të them është se dua të kem një vit të suksesshëm dhe të shohim rreth të ardhmes”.

“Kishim një sezon të shkëlqyer dhe e merituam të festonim në fund. E kam të vështirë të përshkruajë, por jam shumë i lumtur dhe dua të shijoj këtë triumf”, ka shtuar më tej ai. /Telegrafi/