Please enter at least 3 characters.

Coronavirusi: Kina akuzon SHBA-në për shkaktim të panikut në botë

2020/02/merlin_168207552_831625ea-a49a-4a97-b0a3-c6482828baef-articleLarge-e1580743842954.jpg

Qeveria kineze ka akuzuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me arsyetimin se kanë shkaktuar panik për vdekjet nga coronavirusi.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, kjo akuzë ka ardhur si pasojë e vendimit të SHBA-së për të shpallur gjendje të jashtëzakonshme, si dhe vendimin për ndalimin e shtetasve të huaj që kishin vizituar Kinën në dy javët e fundit.

Numri i të prekurve nga Coronavirusi ka shkuar deri në 17.000, ndërsa 361 kanë ndërruar jetë.

Jashtë vendit të Kinës, janë më shumë se 150 raste të konfirmuara, ndërsa një i vdekur është në Filipine.

Coronavirusi shkakton infeksion të rëndë akut të frymëmarrjes dhe simptomat e para fillojnë me ethe, e ndjekur nga një kollë e thatë. /Telegrafi/