Clarkson: Jam e tmerrshme me meshkujt
14/03/2009
Ish-konkurrentja e garës së njohur “American Idol”, e cila së fundi deklaroi se nëse nuk gjen të dashur nuk do të thotë se është lesbike, thotë se puna për të është më e rëndësishme se sa të gjejë një partner perfekt.
“Aktualisht jam shumë e tmerrshme në lidhje. Aq shumë e dua këtë që bëj. Do të sakrifikoja gjithçka në karrierën time”, ka thënë këngëtarja.
“Dilja me një djalosh, ai ishte ‘cool’, por unë udhëtoja shumë dhe thash, ‘Jo, nuk do të kthehem në shtëpi vetëm për të. Më pëlqeu të isha e vetme’,”, ka shtuar Clarkson.


