Please enter at least 3 characters.

City pret Bournemouthin në kuadër të Kupës, formacionet zyrtare

2020/09/tip-bong-da-manchester-city-vs-bournemouth-hom-nay-16-07-2020-11b-1.jpg

Manchester City do të luaj me Bournemouthin në kuadër të EFL Cup.

City kërkon të kalojë këtë raund dhe shihet si favorit absolut përballë skuadrës nga Champinshipi.

Pep Guardiola i ka dhënë hapësira disa lojtarëve më të ri për këtë duel, pasi shihet si i lehtë në letër.

Në anën tjetër mysafirët shpresojnë në një mrekulli edhe pse një gjë e tillë duket tejet e vështirë.

Dy skuadrat janë përballur 12 herë mes vete, ku 11 fitore ka City teksa vetëm një takim është mbyllur pa fitues.

Formacionet zyrtare:Manchester City: Steffen, Walker, Garcia, Harwood-Bellis, Rodrigo, Doyle, Foden, Bernabe, Torres, Mahrez, Delap.

Bournemouth: Travers, Ofoborh, Simpson, Kelly, Smith, L.Cook, Gosling, Billing, Rico, Brooks, Surridge.

/Telegrafi/