City dridh Realin, 45 milionë euro për Iscon
20/04/2015
E përditshmja spanjolle AS, ka raportuar sot se drejtuesit e Cityt e kanë futur mesfushorin e Real Madridit, Iscon, në listën e tyre të dëshirave.
Isco është një lojtar vital dhe shumë i pëlqyer nga trajneri i Los Blancos, Carlo Ancelotti, mirëpo nuk e ka gjithmonë të sigurt vendin e titullarit në skuadër.
Këtë gjë po tentojnë ta shfrytëzojnë drejtuesit e Cityt, të cilët me një ofertë prej 45 milionë eurosh dëshirojnë ta bindin Iscon që të bëhet ylli i padiskutueshëm i skuadrës së tyre. /Telegrafi/


