Please enter at least 3 characters.

Çitaku për formimin e Ushtrisë së Kosovës: Puna më e madhe fillon nga tani

2018/12/48268788_10155714143837414_4118880749329842176_n-e1544819361922.jpg

Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, ka thënë se formimi i ushtrisë ka qenë një proces i gjatë, i mundimshëm dhe me plotë sfida.

Përmes një postimi në Facebook, Çitaku ka shkruar se puna e madhe është bërë tash e disa vite, por puna më e madhe fillon tek tash.

Postimi i plotë:Ditë e mrekullueshme sot! Ka qenë një proces i gjatë, i mundimshëm dhe plotë sfida. Punë e madhe është bërë tash e disa vite. Por, puna më e madhe fillon tek tashti.Dua publikisht të falenderoj kolonel Ilir Qeriqin, atasheun ushtarak të Kosovës në SHBA. Oficerët si Ilir jane heronjtë e të heshtur të këtij procesi. Me punë, profesionalizëm dhe përkushtim kanë bindur aleatët se #Kosova dhe #FSK janë partner serioz. Detyra, nderi dhe atdheu është parimi që ka udhëhequr Ilirin dhe oficerët e FSK-së.Na priftë e mbara! /Telegrafi/