Please enter at least 3 characters.

Cila ishte arsyeja e dështimit të Muller në ‘Euro 2016’? Këtë nuk e di as trajneri!

2016/10/ThomasMuller.jpg

Përzgjedhësi i Gjermanisë, Joachim Low, thotë se është vështirë të shpjegohet paraqitja e dobët e Thomas Mullerit në Kampionatin e fundit Evropian, por thotë se diçka e tillë është normale për një sulmues.

Sulmuesi i Bayern Munichut zhgënjeu në Francë duke dështuar të shënonte në 570 minuta lojë, ndërsa përfaqësuesja e tij u eliminua në gjysmëfinale nga nikoqiri.

Mirëpo, Muller i është kthyer formës së tij duke shënuar katër gola në ndeshjet kualifikuese për ‘Rusia 2018’. Dy prej golave, ai i shënoi të shtunën kundër Republikës Çeke.

Thomas Muller e gjeti dy herë rrjetin kundër Republikës Çeke.

“Nuk mendoj se duhet të kërkojmë një arsye specifike. Sulmuesi ka periudha kur nuk shënon gola dhe është paksa e pafat”.

“Dhe kjo ndodhi me Thomas Muller në Kampionit Evropian”, ka thënë Low. /Telegrafi/