Cila është feja e Rita Orës në të vërtetë? (Foto)
Rita Ora është zgjedhur ndër myslimanet më të suksesshme në botë nga revista ‘Nylon’.
Sot ka bërë bujë lajmi se Rita Ora është zgjedhur ndër të famshmit më të suksesshme në botë që i përkasin fesë myslimane.
Kjo listë është bërë për shkak të komenteve të kandidatit të Republikanëve për presidentit në SHBA, Donald Trump, i cili në një tubim ka thënë se “të gjithë myslimanët duhet të largohen nga ShBA-ja”.
Por, a është Rita në të vërtetë myslimane?
Shpesh e kami parë atë me simbolin e kryqit në daljet dhe performancat e ndryshme. Ajo madje feston edhe Krishtlindjet me familjen, shkruan lajmi.net.
Sa i përket fesë, Rita një herë ka shpjeguar: “Unë besoj në Zot dhe jam rritur në një kulturë myslimane, por prindërit e mir asnjëherë nuk më kanë detyruar. Mbi të gjitha, ata më kanë rritur me idenë se unë mund të bëj vetë zgjedhjet e mia të kem besimet e mia”.
Në anën tjetër, ajo ka shkuar në një shkollë katolike në Londër dhe thuhet se ajo shpesh edhe bën lutje. /Telegrafi/


