Çiklistët prishtinas me aktivitet simbolik për sigurinë e tyre
27/12/2019
Grupi i çiklistëve nga Prishtina do të organizojnë një aktivitet simbolik para objektit të komunës së Prishtinës për të shprehur pakënaqësinë për kushtet dhe sigurinë e çiklistëve në trafik.Çiklistët gjithashtu janë të shqetësuar për nivelin e lartë të ndotjes së ajrit, e cila një ndër shkaqet e ndotjes konsiderohet dominimi i mjeteve motorike në trafik.Tubim i çiklistëve do të mbahet pranë objektit të komunës së vjetër.


