Chris Brown e ka sulmuar Rihannan?
Ylli i këngës “Run It”, i është dorëzuar policisë, pasi një femër e ka akuzuar atë se e ka lënduar fizikisht.
Policia e Los Angelesit nuk e ka zbuluar emrin e femrës e cila e ka ngritur padinë, mirëpo gazeta “L.A. Timës” njofton se viktima ka qenë hitbërësja e këngës “Umbrella”.
“Identiteti i femrës nuk do të bëhet i njohur. Brown dhe viktima janë përfshirë në një zënkë. Pasi e ka ndalur veturën e tij, Brown dhe femra kanë dalë jashtë dhe zënka ka eskaluar. Femra është lënduar, ndërsa e ka identifikuar Brownin si sulmues”, shkruan në deklaratën e policisë së Los Angelesit.
Rihanna nuk u paraqit në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Grammy, ku ishte caktuar ta hapte mbrëmjen, ndërsa zëdhënësja e saj e kishte akuzuar komunikacionin për mungesën e këngëtares.


