Please enter at least 3 characters.

Chiellini nuk luan kundër Brazilit

2016/01/f.0320170728836_m.jpg

Mbrojtësi i Juventusit mori një goditje në nyje gjatë ndeshjes kundër Bolognas në vikendin e kaluar dhe si duket nuk është rikuperuar ende.

“Ne i bëmë disa teste të reja te Chiellini sot (e mërkurë) në mëngjes, por edhe pse terapia e fundit e ka përmirësuar shëndetin e tij, mund të them me shumë siguri se ai nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen kundër Brazilit”, ka thënë doktori i përfaqësueses së Italisë, Enrico Castellacci. /Telegrafi/