Please enter at least 3 characters.

Chiellini: Dënojeni rëndë Mexesin

2016/01/chiellini-dnojeni-rnd-mexesin_hd.jpg

 Chiellini, i cili po ashtu nuk është engjullor, është parë në një pozicion të keq pas një dueli me Mexesin, i cili shkoi shumë ashpër dhe përkundër faktit se u përjashtua më vonë gjatë ndeshjes, zëvëndëskapiteni Bianconer kërkon dënim të rëndë për të.

“Këto gjëra duhet që të dënohen rëndë, sepse nuk është e drejtë dhe kjo nuk është futboll”.

“Unë kam pasur po ashtu disa duele të ashpra, por unë nuk bëj asolloj gëjrash. Disa njerëz janë ofendues të vazhdueshëm. Përkushtimi duhet të jetë në nivel dhe duhet të lëvdohet, pasi që pas një dueli të rëndë ju shtrëngoni duart, por ajo që bëri Mexes nuk është futboll”, ka kritikuar Chiellini. /Telegrafi/