Please enter at least 3 characters.

Chelsea mendon për transferimin e Nick Pope, por duhen 50 milionë për ta bindur Burnleyn

2020/08/GettyImages-1255588240.jpg
422:"LIVERPOOL, ENGLAND - JULY 11: Nick Pope of Burnley reacts during the Premier League match between Liverpool FC and Burnley FC at Anfield on July 11, 2020 in Liverpool, England. Football Stadiums around Europe remain empty due to the Coronavirus Pandemic as Government social distancing laws prohibit fans inside venues resulting in all fixtures being played behind closed doors. (Photo by Oli Scarff/Pool via Getty Images)
9:"2020 Pool

Chelsea është në kërkim të një portieri pasi Kepa Arrizabalaga nuk po e bind trajnerin Frank Lampard.

Anglezi ka kërkuar nga drejtuesit e klubit një portier për edicionin e ri pasi nuk llogarit në shërbimet e spanjollit.

Shumë emra janë përfolur për tu transferuar te Chelsea, nga Manuel Neuer tek Andre Onana, Gianluiggi Donnarumma, Marc Andre Ter Stegen apo Dean Henderson.

Por së fundmi Frank Lampard ka kërkuar nga drejtuesit e klubit transferimin e portierit anglez Nick Pope.

28-vjeçari ka qenë njëri nga portierët më të mirë këtë edicion në Angli, por problem mbetet çmimi i tij i lartë.

Skuadra që posedon kartonin e tij, Burnley e vlerëson jashtëzakonisht shumë anglezin dhe për ta lënë të lirë kërkon 50 milionë euro.

Mbetet të shihet nëse Chelsea do të paguajë një shumë të tillë për ta përforcuar portën, pozitë që ka qenë shumë e ndjeshme këtë edicion. /Telegrafi/