Please enter at least 3 characters.

Chelsea kërkon blerës për Obi Mikel

2016/01/f.1230131532961_m.jpg

The Daily Express shkruan se Villas-Boas ka në dispozicion 150 milionë funte për transferime të reja gjatë vitit të ardhshëm. Por, ardhjet e reja do të krijojnë edhe hapësira për largim, një prej të cilët do të jetë edhe Obi Mikel.

Mikel e ka humbur vendin në formacionin startues, derisa ai ka vështirësi për të gjetur vend edhe në stolin e rezervave, ku është duke qëndruar edhe legjenda e klubit, Frank Lampard.

Mikel pritet të largohet nga Chelsea që në afatin kalimtar të janarit. /Telegrafi/