Çfarë po ndodh në “San Siro” – Milani kalon në epërsi me dy gola të shpejtë ndaj Juventusit
07/07/2020
Edhe pse Juventusi ishte duke fituar 0-2 përballë Milanit, kuqezinjtë kanë arritur të shënojnë tre herë për të kthyer ndeshjen në 3-2.
Adrien Rabiot dhe Cristiano Ronaldo shënuan për Juventusin në minutat 47’ dhe 56’ për të kaluar në epërsi prej 2-0.
Por Milani nuk u dorëzua dhe arriti të shënojë tri herë brenda pesë minutave.
Fillimisht Ibrahimovic shënoi për 2-1 nga penallti, për të hapur ndeshjen.
Kessie with an equaliser! It's 2-2! pic.twitter.com/84tQlSmm8T
— Milan Fans Macedonia (@MilanFansMK) July 7, 2020
Pas tij ishte Franck Kessie që shënoi për 2-2, pas një përgjumje në mbrojtjen e Juventusit.
Se mbrojtja e Juventusit nuk ishte në element e tregon edhe goli i tretë i shënuar një minutë më pas nga Leao. /Telegrafi/


