Çfarë goli... (Video)
04/03/2015
Sulmuesi i Buriram United shënoi në minutën e fundit në ndeshjen kundër Guangzhou R e F duke i dhuruar fitore skuadrës së tij (2-1) në versionin aziatik të Ligës së Kampionëve.
30-vjeçari tregoi aftësitë e tij akrobatike duke shënuar një gol shumë të bukur që po qarkullon në rrjetet sociale dhe në faqet e futbollit.
Ndryshe, Macena në të kaluarën ka luajtur për klubin danez Horsens, si dhe për skuadrat kineze Shandong Luneng dhe Hangzhou. /Telegrafi/


