Please enter at least 3 characters.

Çerdhet publike dhe private për moshat 0-5 rihapen nga nesër, me 1 qershor

2020/02/konference-Arben-Vitia-rezultatet-e-vizitave-sistematike-shendetesore-ne-shkollat-e-Komunes-se-Prishtines-foto-ridvan-slivova-1.jpg
14:"Ridvan Slivova

Nga nesër rihapen  kufijtë dhe çerdhet për moshat nga 0 deri në 5 vjeç, në institucionet publike dhe private.

Qeveria në detyrë ka miratuar propozimin e ministrit në detyrë të Shëndetësisë, Arben Vitia, që nesër të rihapen çerdhet dhe disa kufijë tokësorë.

Ai në mbledhjen e Qeverisë ka kërkuar të shfuqizohet vendimi i datës 26 mars.

Vitia gjithashtu ka propozuar të organizohet edhe testi i maturës, ai i arritshmerisë, të lejohet organizimi i provimeve dhe lejimi i orëve praktike.

Vitia ka propozuar gjithashtu edhe hapjen e kufijve tokësorë.

“Të gjithë personat që kanë test negativ jo më të vjetër se 4 ditë, nuk i nënshtrohen proceduarve të izolimit. Ndërkohë, ata që nuk e kanë një test të tillë, do të duhen të vetizolohen për 7 ditë”, ka thënë Vitia.