Please enter at least 3 characters.

Cassano i ngazëllyer me paraqitjen ndaj Spanjës

2016/01/f.0811140610782_m.jpg

Cassano mori shiritin nga portieri i Juventusit, Gigi Buffon, i cili ia lejoi atij të jetë kapiten para bashkëqytetarëve të tij.

“Dua ta falënderoj Gigin, trajnerin dhe bashkëlojtarët për gjestin e mrekullueshëm. Vërtet nuk e kam pritur të mbaj shiritin e kapitenit. Shkova të nxehem dhe kur erdha në dhomën e zhveshjeve e pashë shiritin e kapitenit në ulësen time. Mendova se ishte gabim, por duket sikur ata kishin biseduar më herët për të ma dhënë këtë dhuratë të mrekullueshme”.

“Përveç të qenit kapiten dhe lojtar i shkëlqyeshëm, Gigi është njeri i shkëlqyeshëm. Ne qëndrojmë afër njëri-tjetrit nga fillimi deri në fund të detyrave me kombëtaren, andaj ai duhet të ketë durimin e një shenjtori”, ka thënë Cassano. /Telegrafi/