Carlos Bacca drejt Milanit?
29/05/2015
Carlo Ancelotti thuhet se do të ketë 120 milionë euro në dispozicion për të sjellë përforcime të reja gjatë verës në San Siro, nëse ai vendos të rikthehet te ish-klubi i tij.
Dhe, Bacca mësohet se është caku kryesor dhe mund të bëhet nënshkrimi i parë i Milanit këtë verë.
Kolumbiani ka shkëlqyer te Sevilla duke ndihmuar klubin ta mbrojë trofeun e Europa LEague këtë sezon me dy gola të shënuar në finale ndaj Dnipro. /Telegrafi/


