Please enter at least 3 characters.

Capello: Bonucci nuk di të mbrohet

2017/12/leonardoBonucci-3-cpello.jpg

Fabio Capello ka dhënë mendimin e tij për mbrojtësin e Milanit dhe Italisë, Leonardo Bonucci.

Qendërmbrojtësi italian u largua nga Juventusi në verën e kaluar për 42 milionë euro, mirëpo ka dështuar t'i tregojë pritshmëritë te Rossonerët.

(Foto: Getty Images)

Sipas ish-trajnerit të Bianconerëve, problemi i Bonuccit është se nuk di të mbrohet.

Capello konsideron se 30-vjeçarit i ka konvenuar loja te Juve, sepse i ka pastruar topat meqenëse mbrojtësit tjerë janë kujdesur për t'i mbrojtur lojtarët kundërshtarë.

(Foto: Getty Images)

"Bonucci është mbrojtësi më i mirë italian me topin në këmbë, në fakt njëri prej tre më të mirëve në botë".

"Megjithatë, ekziston një problem i madh: Ai nuk mund të mbrohet. Te Juventusi e ka pasur situatën ideale, kur ka luajtur si një makinë fshirëse".

(Foto: Getty Images)

"Ai është i përsosur në një mbrojtje me tre lojtarë, mirëpo vuan kur janë katër mbrojtës", ka deklaruar Capello për Sky Sport Italia. /Telegrafi/