Please enter at least 3 characters.

Cana do ta shijojë edhe Bundesligan

2016/01/cana-do-ta-shijoj-euml-edhe-bundesligan_hd.jpg

Mbrojtësi gjakovar i Lazios, më parë ka qenë pjesë e gjigantit francez PSG dhe Olympique Marseille, luajti në Premierligë te Sunderland, në Turqi te Galatasaray dhe pas përvojës italiane do ta provojë atë gjermane, transmeton Telegrafi.

31-vjeçari ka bërë të ditur se do të largohet në fund të këtij stinori nga Lazio, duke e bërë publike edhe dëshirën e tij që ta shijojë kampionatin gjerman, i cili aktualisht është ndër më atraktivët në Evropë.

“Mund të largohem gjatë verës ose në vitin e ardhshëm varësisht se a do të arrijmë të kualifikohemi në garat evropiane. Do të më pëlqente të provoj vetën në një ligë tjetër në të cilën nuk kam luajtur. Më pëlqen jashtëzakonisht shumë Bundesliga, por mbetet të shihet”, ka deklaruar Cana. /Telegrafi/