Please enter at least 3 characters.

Can largohet në janar nga Juventusi, drejt transferimit në La Liga

2019/10/GettyImages-1163970015.jpg
250:"NANJING, CHINA - JULY 24: Emre Can of Juventus in aaction during the International Champions Cup match between Juventus and FC Internazionale at the Nanjing Olympic Center Stadium on July 24, 2019 in Nanjing, China. (Photo by Yifan Ding/Getty Images)
12:"Getty Images

Emre Can është duke i kaluar muajt e fundit si futbollist i Juventusit.

Mesfushori gjerman ishte pranë largimit nga Zonja e Vjetër në verë, por në fund nuk erdhi oferta e duhur për të.

Trajneri Maurizio Sarri e ka lënë jashtë listës së Ligës së Kampionëve dhe kjo gjë nuk i ka pëlqyer mesfushorit.

Can ka paralajmëruar largimin nga Juventusit gjatë afatit kalimtar të janarit dhe duket se e ardhmja e tij është në La Liga.

Emre Can. (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)

Real Betis është skuadra më e interesuar për t’i fituar shërbimet e Can dhe tanimë besohet se kanë pasur një takim me agjentin e lojtarit.

Betis është gati të ofrojë 25 milionë euro te Juventusi për transferimin e gjermanit në La Liga.

Për 25-vjeçarin interesim ka shprehur edhe kampioni i Francës, Paris Saint Germain, por edhe dy skuadrat gjermane Schalke 04 dhe RB Leipzig. /Telegrafi/