Please enter at least 3 characters.

Cameron: Nëse fitoj në zgjedhje, referendum për BE-në

2016/01/f.0123123742794_m.jpg

Në fjalimin e tij të mbajtur në Londër, Cameron, tha se zhgënjimi me Bashkimin Evropian në Britani është “në nivelin më të lartë në të gjitha kohërat”.

Ai ka kërkuar reforma në Bashkimin Evropian, me 27 shtete anëtare, për më tepër përgjegjësi demokratike dhe ka bërë thirrje që disa autoritete, që u janë marrë shteteve anëtare, të kthehen.

Kryeministri Cameron tha se Bashkimi Evropian duhet të ndryshoj për ta promovuar prosperitetin dhe ta ruaj mbështetjen e popullit, transmeton “Evropa e Lirë”.

Bisedat për referendumin për anëtarësinë e Britanisë në BE, kanë shkaktuar shqetësim në kryeqytete në Evropë dhe Amerikën Veriore.

Javën e kaluar, presidenti amerikan, Barack Obama, tha se “Shtetet e Bashkuara e vlerësojnë Mbretërinë e Bashkuar të fuqishme në Bashkimin Evropian të fuqishëm”. /Telegrafi/