Camavinga prezantohet te Real Madridi
08/09/2021
Eduardo Camavinga është prezantuar si lojtar i Real Madridit.
Mesfushori kompletoi kalimin nga Rennes te Los Blancos, derisa i përfundoi edhe testet mjekësore.
Me një fotografi me presidentin Florentio Perez, Camavinga ka marrë numrin 25-të te Real Madridi.
Lojtari ka nënshkruar deri në qershor 2027, disa orë para mbylljes së kalimtar, duke përforcuar kështu mesfushën e Carlo Ancelottit.
Francezi 18-vjeçar do të mbetej pa kontratë me Rennes në verën e vitit 2022.
Camavinga është një nga futbollistët e rinj që konsiderohet prej talentëve më të mëdhenj.
Real Madridi për transferimin e tij ka paguar 35 milionë euro.
Më pas, ai u bashkua me bashkëlojtarët e rinj në stërvitje, duke u mirëpritur edhe prej trajnerit Carlo Ancelotti. /Telegrafi/


