Please enter at least 3 characters.

Calhanoglu në dyshim për derbin ndaj Juventusit

2019/04/Calhanoglu.jpg
220:"GENOA, ITALY - MARCH 30: Hakan Calhanoglu of AC Milan in action during the Serie A match between UC Sampdoria and AC Milan at Stadio Luigi Ferraris on March 30, 2019 in Genoa, Italy. (Photo by Paolo Rattini/Getty Images)
12:"Getty Images

Milani po has në probleme të mëdha shkaku i lëndimeve dhe turku Hakan Calhanoglu pritet të jetë lojtari i radhës që mund të mungojë ndaj Juventusit.

Sipas mediumit italian Sky Sport Italia, Calhanoglu ka pasur një "problem të vogël fizik" në trajnim e të enjtes.

Ky medium raporton se mesfushori turk do t'i nënshtrohet testeve të premten pasdite për të përcaktuar nëse ai mund të luajë kundër Juventusit.

Kjo mungesë do të ishte e madhe për Rossonerët, të cilët humbën Gianluigi Donnarumma, Andrea Conti dhe Lucas Paquetan për udhëtimin e tyre në Torino.

Calhanoglu në aksion në ndeshjen ndaj Sampdorias (Foto: Paolo Rattini/Getty Images/Guliver)

Franck Kessie gjithashtu përballet me një garë kundër kohës për të qenë i aftë për ndeshjen e së shtunës, pasi humbi barazimin 1-1 me Udinesen.

Derbi në mes të Juventusit dhe Milanit do të zhvillohet në Allianz Stadium të shtunën nga ora 18:00. /Telegrafi/