Please enter at least 3 characters.

Cakaj takon ministrin e Jashtëm të Omanit, kërkon ndihmë për njohjen e Kosovës nga shtetet e tjera

2020/02/85014602_2544922719110687_2363973806722121728_n-e1581683870936.jpg

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj, në fillim të Konferencës së Sigurisë së Mynihut ka zhvilluar një takim me ministrin e Jashtëm të Omanit, Yusuf bin Alawi bin Abdullah.

Cakaj ka thënë se në takim ka kërkuar ndihmë nga ministri, për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga shtetet tjera.

“Në fillim të Konferencës së Sigurisë së Mynihut zhvilluam edhe një takim me Ministrin e Jashtëm të Omanit, z. Yusuf bin Alawi bin Abdullah ????. Në takim e falënderuam për mbështetjen dhënë pavarësisë së Kosovës dhe i kërkuam veprim të mëtejmë të përbashkët për të ndihmuar Kosovën edhe në disa vende të tjera”, ka shkruar ai në profilin e tij në Facebook.

Cakaj gjithashtu ka bërë të ditur se në takim është diskutuar për finalizimin e një  varg marrëveshjesh dypalëshe për të shtuar konsultimet diplomatike dhe rritur ndërveprimet ekonomike./Telegrafi/