Please enter at least 3 characters.

Buraku & Grupi Fama publikojnë këngën e re

2019/04/Screenshot-2-7.png

Edhe një këngë e re i është bashkuar një numri të madh të tyre të sjell kohët e fundit para adhuruesve të muzikës.

Buraku & Grupi Fama kanë bashkuar forcat për të sjellë një projekt të ri muzikor para fansave të tyre.

"Shokë do mbesim", titullohet kënga e re, të cilën e kanë shoqëruar me video të veçantë që është realizuar në Podujevë.

Theksojmë se për tekstin dhe muzikën është përkujdesur Valon Biba ndërsa orkestrimin e ka bërë Wirusi.

Ndryshe, artistët ndaras gjatë muajve të ardhshëm do të sjellin edhe këngë të reja dhe do të mbajnë disa koncerte. /Telegrafi/