Please enter at least 3 characters.

Bunjaku kontratë profesionale Eintracht Frankfurt

2016/01/bunjaku-n-euml-ekipin-e-par-euml-t-euml-eintracht-frankfurtin_hd.jpg

Sulmuesi kosovar, i cili së fundmi la Kosovën për të luajtur për ekipin U18 të Gjermanisë, mësohet se nënshkruar kontratë dyvjeçare me klubin e njohur gjerman, shkruan Zëri.

Lajmi është konfirmuar për mediat gjermane nga drejtori sportiv i Eintracht Frankfurtit, Bruno Hubner, i cili i ka uruar mirëseardhje 17 vjeçarit kosovar.

“Enisi ka provuar ndjenjën e ekipit të parë në sezonin e kaluar, kur me 16 vjet ishte pjesëmarrës në seancat stërvitore, e po ashtu ka luajtur në disa ndeshje miqësore”, ka thënë Hubner.

“Zhvillimi i tij na ka bindur dhe tani i mbetet atij ta bëjë hapin tjetër të madh”, ka theksuar ai. /Zëri/