Bunjaku dridh kampionatin zviceran me dy gola
15/08/2014
Albert Bunjaku, sulmuesi gjilanas mbrëmë ka treguar se ka ende shumë për të dhënë në futbollin zviceran ku luan me St Gallen dhe për përfaqësuesen e Kosovës, raporton Sporti1.
Ai mbrëmë në saje të eksperiencës që ka shënoi dy gola brenda katër minutave dhe ia sigurojë një fitore të papritur ekipit të tij në fushën e kampionit Basel.
Bunjaku i shënoi golat në minutat 40 dhe 44, ndërsa u zëvendësua në minutën 85. Për St. Gallen 90 minuta luajti edhe shqiptari tjetër, reprezentues i Maqedonisë, Muhamet Demiri.
Te Basel, titullar luajtën Taulant Xhaka e Naser Aliji, ndërsa Shkelzen Gashi u aktivizua në 45 minutat e dytë. /Telegrafi/


