Please enter at least 3 characters.

Bundchen modelja më e paguar

2016/01/f.0529160223931_m.jpg

Bukuroshja braziliane kryeson listën e Forbes.com për modelet të cilat fitojnë më shumë para, për të tretin vit radhazi, duke grumbulluar 25 milionë dollarë nga qershori i vitit 2008 deri në qershor të vitit 2009.

Përkundër se ka kryesuar listën e modeleve më të paguara, Bunchen këtë vit ka fituar 10 milionë më pak se vitin e kaluar, dhe kjo si pasojë e krizës financiare.

Heidi Klum ka zënë vendin e dytë me 16 milionë dollarë, dy milionë më shumë se vitin e kaluar. Ndërsa në vendin e tretë është renditur Kate Moss me 8.5 milionë dollarë.

Top-dhjetë modelet më të paguara në botë:

1. Gisele Bundchen - 25 milionë dollarë
2. Heidi Klum - 16 milionë dollarë
3. Kate Moss - 8.5 milionë dollarë
4. Adriana Lima - 8 milionë dollarë
5. Doutzen Kroes - 6 milionë dollarë
6. Alessandra Ambrosio - 6 milionë dollarë
7. Natalia Vodianova - 5.5 milionë dollarë
8. Daria Werbowy - 4.5 milionë dollarë
9. Miranda Kerr - 3 milionë dollarë
10. Carolyn Murphy - 3 milionë dollarë