Please enter at least 3 characters.

Bullgaria i liron të burgosurit për abuzime raciste - u jep dënim me para dhe ndalesë prej dy vitesh për hyrje në stadiume

2019/10/anglia-d1b89b7cb60474b92e27ff9822c00477154eefa92faddb471e_1920x1080.jpg

Autoritetet e Bullgarisë ia kanë gjobitur katër tifozë e tyre për abuzimin racist të lojtarëve të Anglisë në ndeshjen që kombëtarja e tyre e humbi 6-0.

Katër tifozë të Bullgarisë që ishin arrestuar për abuzime raciste ndaj lojtarëve të Anglisë pas paraburgimit prej 4 orësh janë liruar, duke u gjobitur me 1.000 leva bullgarë (450 euro) dhe thuhet se atyre iu është ndaluar hyrja në ngjarjet sportive për dy vjet.

Të katër tifozët u ndëshkuan nga gjykatat e këtij vendi - sipas ligjit të Bullgarisë për "mbrojtjen e rendit publik gjatë ngjarjeve sportive".

Një nga tifozët është i mitur, ka thënë Ministria e Brendshme Bullgare për BBC Sport.

Është pritur një reagim më i fuqishëm i këtij shteti, duke i përjashtuar përjetësisht këta tifozë nga ngjarjet sportive.

Lojtarët anglezë kanë hasur në abuzime të tilla, gjatë të gjitha ndeshjeve të zhvilluar jashtë shtëpisë së tyre për elimnatoret në Euro 2020. /Telegrafi/