Please enter at least 3 characters.

Buka me çokolatë e djathë s’po pëlqehet fare, por u bë me “famë” në internet! (Foto)

2017/07/Bukës-së-lyer-me-çokolatë-i-hodhi-sipër-djathë-miqte-e-saj-nuk-po-e-pelqejne-aspak-foto.jpg

Përdoruesja e rrjetit social Twitter, e njohur vetëm si Houda, ka befasuar miqtë e saj me kombinimin e pazakontë të ushqimit.

Copëzat e bukës ajo i ka lyer me çokolatë të shkrirë dhe më pas u ka hedhur djathë të grirë, për të treguar më pas fotografitë e specialitetit të çuditshëm.

“Kjo është perverse”, si dhe “më vije të vjellë vetëm duke e shikuar”, janë dy nga komentet e shumta lidhur me rastin.

Megjithëse kombinimi nuk është pëlqyer, postimi është shpërndarë mijëra herë dhe ka marrë më se 15 mijë pëlqime. /Telegrafi/