Bruni muza e re e Allen
19/06/2009
Allen, i cili aktualisht gjendet në Paris për promovimin e komedisë romantike “Whatever Works”, u ka thënë gazetarëve se ai do të kishte pasur shumë dëshirë që ta kishte Brunin të filmin e tij të radhës.
I pyetur se cilin personalitet nga jeta publike do ta përfshinte në projektin e ardhshëm të tij, regjisori 73-vjeçar është përgjigjur: “Po të mundja, padyshim se do ta angazhoja Carla Brunin. Jam i sigurt se ajo do të ishte e mahnitshme. Ajo ka karizëm dhe është mësuar të qëndrojë përpara njerëzve. Do t’ia jepja asaj çfarëdo roli”.


