Please enter at least 3 characters.

Britney Spears tronditet pasi një person ndërpreu koncertin e saj duke hyrë në skenë (Video)

2016/05/Britney-Spears-Piece-Of-Me-Photoshoot-2016-02.jpg

Britney Spears është shokuar me një ngjarje që ndodhi së fundmi më një koncert të saj.

Këngëtarja e njohur me famë botërore ka mbajtur koncertin e radhës në kuadër të turneut amerikan.

Ajo në Las Vegas performoi para adhuruesve të saj dhe gjithçka shkoi mirë, derisa vet këngëtarja u trondit pasi një adhurues hyri në skenë.

Sigurimi menjëherë reagoi teksa këngëtarja u trondit dhe me valltaret u evakuua nga skena.

Disa pjestarë të sigurimit mezi arritën ta largojnë këtë mashkull që ndërpreu koncertin.

Britney nuk u kthye më në skenë për të performuar. /Telegrafi/