Bridges dhe Bullock triumfojnë në SAGS
Bridges fitoi çmimin për aktorin më të mirë për paraqitjen në filmin “Crazy Heart”, ndërsa Bullock u shpall aktorja më e mirë për shfaqjen e saj në filmin “Blind Side” dhe kjo ishte një javë e shkëlqyer për dyshen, që fitoi çmimet e njëjta edhe në Golden Globe Awards.
Trupa e aktorëve në filmin e Quentin Tarantinos, “Inglorious Basterds”, janë emëruar si ‘ansambli më i mirë’.
Christoph Waltz mori çmimin për aktorin më të mirë në rol dytësor (“Inglorious Basterds”), ndërsa Mo’Nique u shpall aktorja më e mirë në rol dytësor (“Precious: Based on the Novel Push by Sapphire”).
Nga ana tjetër, Drew Barrymore, Kevin Bacon, Michael C. Hall, Julianna Margulies, Tina Fey, Alec Baldwin dhe aktorët e serialeve “Mad Men” dhe “Glee”- ishin fituesit kryesorë të çmimeve për kategoritë televizive. /Telegrafi/


