Breshëri ofertash për Lohan
26/11/2010
Aktorja problematike e cila do të vazhdojë trajtimin e saj në klinikën Betty Ford deri vitin e ardhshëm, nuk është duke vuajtur nga problemet financiare, pasi që është vërshuar nga ofertat e regjisorëve të ndryshëm.
“Lindsay absolutisht se nuk ankohet për punësim. Ajo ka një mal ofertash të cilat duhet t’i shqyrtojë. Kur ajo të jetë e gatshme, ne do të kishim pasur dëshirë që ajo të ketë rol më pozitiv, pasi që ajo do të riaftësohet shpejtë”, tha një mik i aktores. /Telegrafi/


