Brenga e një qytetari
Marr lapsin të shkruaj për ecurinë e vendit tim. Që në fillim bie ndesh me dorën time. Mendja më thotë: ky laps nuk kryen punë dot për të thurur vargjet që përjetuam, e që në realitet po i përjetojmë.
Çdo mëngjes që zbardh zgjohem duke i bërë pyetje vetes: edhe sot, si dje!
Pa humbur kohë marrë të shkruaj, por s’e di nga t’ia filloj. Si pikë më rri zhvillimi dhe ecuria e politikës sonë të mjerë.
Mendoni që një shtet demokratik mund të quhet ky? Ku e drejta e të shprehurit mungon? Drejtësia në rrugë të shtrembëruar, shkollim pa cilësi, punë aspak, varfëri e paskajshme, korrupsion pa masë...?
Dua të ndërlidhem pak me luftën çlirimtare, që sa herë e përmendi rrëqethem duke e ditur që ky vend rriti trima të denjë me vizion të plotë. Do të doja t’ia bëja së paku këtë pyetje kryeministrit tonë. A thua luftëtarët luftuan për të negociuar?
E keni gabim Kryeministër.
Që 13 vite ndjehemi të lirë, duke mos ditur se çka është liria. Ne njihemi si popull që e duam vendin. Këtë e dëshmuam shumë herët dhe së fundi me ushtrinë çlirimtare. Por, na thoni ju Kryeministër: çfarë po ndodh me ju?
Çdo ditë shoh e dëgjoj pakënaqësi të popullit tonë. Si ndjeheni ju Kryeministër me këto pakënaqësi që po i përjetojmë nga mosdija e juaj dhe e udhëheqësve tuaj?
Mendimi im personal është që kjo situatë nuk është asgjë më shumë se një degradim total i një shteti. Kur edhe politika hyn në drejtësi, kjo s’do komente (njëkohësisht edhe përgjimet tregojnë pafytyrësinë e politikës tënde).
Mendoj që nuk është e mjaftueshme kjo që shkruaj unë, e që në realitet po ndodhë në vendin tonë. Por, po shpresojmë, duke mos mbajtur shpresa në ju, për një hapësirë kohore që do të jetë më ndryshe - me njerëz të politikës të mirë.
Po e përmbylli këtë pakënaqësi për situatën aktuale, duke e bërë këtë pyetje: edhe sa, Kryeministër?!


