Please enter at least 3 characters.

Brenda shtëpisë 81 milionë dollarëshe të reperit Drake

2020/04/GettyImages-668973808.jpg
253:"INDIO, CA - APRIL 15: Drake performs on the Coachella stage during day 2 of the Coachella Valley Music And Arts Festival (Weekend 1) at the Empire Polo Club on April 15, 2017 in Indio, California. (Photo by Christopher Polk/Getty Images for Coachella)
16:"Christopher Polk

Në mesin e shtëpive më të shtrenjta në botë, padyshim bën pjesë edhe ajo e reperit kanadez, Drake.

33-vjeçari ua ka dhënë mundësinë ndjekësve të tij të shikojnë nga brenda shtëpinë, pasi publikoi këngën "Tootsie Slide", klipin e të cilës e kishte xhiruar në rezidencë.

Për dizajnimin dhe krijimin e të gjitha skajeve të shtëpisë, Drake ka bashkëpunuar me arkitektin Ferris Rafauli, shkruan The Sun.

Salloni për qëndrim ditor përmban një piano madhështore dhe dy dhoma të mermerit me rreshta sofash gri dhe karrige.

Shtëpia e Drake (Foto: Screenshot/The Sun)

Vendi ka gjithashtu korridore të ndryshme që të dërgojnë në dhoma të tjera në shtëpinë luksoze, dhe njëra prej tyre ka drita neoni dhe një dysheme blu të lehtë.

Duke lëvizur jashtë, prona e tij shumë milionëshe gjithashtu përmban një garazh me 10 makina dhe një rrugë të gjerë për të vendosur koleksionin e gjerë të automjeteve të yllit të dikurshëm të serialit "Degrassi".

Drake (Foto: Tootsie Slide)

Në ndërkohë, për dashurinë e tij që ka basketbollin, reperi ka ndërtuar edhe një sallë për këtë lloj sporti, ku në video edhe shihet duke luajtur.

Si tifoz i madh i këtij sporti, ai shfaq gjithashtu koleksionin e tij mbresëlënës të fanellave të basketbollit në video, pasi aparati fotografik lëviz mbi sallonin dhe hapësirën e tij të jetesës. /Telegrafi/