Please enter at least 3 characters.

Brazilianët e Juves lejohen të kthehen në shtëpi

2020/03/AlexSandro-e1585348954695.jpg
220:"FERRARA, ITALY - FEBRUARY 22: Alex Sandroo ofJuventus in action during the Serie A match between SPAL and Juventus at Stadio Paolo Mazza on February 22, 2020 in Ferrara, Italy. (Photo by Pier Marco Tacca/Getty Images)
12:"Getty Images

Dyshja e Juventusit, Alex Sandro dhe Danilo, janë lejuar të kthehen në vendlindjen e tyre në Brazil deri në fund të krizës së coronavirusit.

Të enjten, lojtarët e Zonjës së Vjetër pa simptoma të COVID-19 e përfunduan periudhën e vetizolimit, ashtu që dy lojtarët e përmendur janë thyer në shtëpitë e tyre.

Lirimi i tyre ka ardhur pasi Douglas Costa, Gonzalo Higuain, Sami Khedira dhe Miralem Pjanic, u larguan nga Torino në javën e kaluar, edhe pse nuk e kishin përfunduar periudhën e karantinës.

Danilo (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Daniele Rugani dhe Blaise Matuidi janë duke u rikuperuar nga coronavirusi, ndërsa Paulo Dybala ka thënë se ndihet shumë më mirë që nga diagnostikimi.

Në ndërkohë, Bianconerët akoma nuk e dinë se kur do të kthehen në stërvitje, njësoj si edhe klubet tjera në Serie A. /Telegrafi/