Please enter at least 3 characters.

Brazili kërkon sqarim nga FIFA pse nuk u përdor VAR-i në ndeshjen ndaj Zvicrës

2018/06/brazilzvicer-1-e1529425647842.jpg
321:"ROSTOV-ON-DON, RUSSIA - JUNE 17: Granit Xhaka of Switzerland talks with Gabriel Jesus of Brazil after he went down in the penalty area during the 2018 FIFA World Cup Russia group E match between Brazil and Switzerland at Rostov Arena on June 17, 2018 in Rostov-on-Don, Russia. (Photo by Laurence Griffiths/Getty Images)
12:"Getty Images

Brazili ka bërë kërkesë zyrtare nga FIFA që të sqarojë pse nuk është përdorur teknologjia VAR në vendimet kyçe në ndeshjen e të dielës kundër Zvicrës.

Philippe Coutinho e zhbllokoi rezultatin në Rostov-On-Don, ndërsa Steven Zuber e barazoi dhe takimi i xhiros së parë në kuadër të Grupit E përfundoi me rezultat 1-1.

(Foto: Getty Images)

Lojtarët e Selecaos u ankuan se golashënuesi zviceran e shtyu mbrojtësin Joao Miranda në momentin e golit, ndërsa më vonë kërkuan penallti për rrëzimin e Gabriel Jesusit në zonë.

lexo po astu

Në asnjërin prej këtyre dy rasteve nuk u shfrytëzua teknologjia VAR, prandaj Federata Braziliane e Futbollit (CBF) ka kërkuar sqarim nga FIFA.

 (Foto: Getty Images)

"CBF dëshiron të dijë nga FIFA arsyen pse nuk u përdor teknologjia në incidentet kyçe gjatë ndeshjes", thuhet në kërkesën e Brazilit.

VAR është duke u përdorur për herë të parë në një Kampionat Botëror për t'i zgjidhur momentet e dyfishta në incidentet vendimtare.

Deri më tani janë akorduar tre penallti duke e konsultuar sistemin VAR, mirëpo ka pasur shumë raste të dyshimta që nuk janë marrë në konsideratë. /Telegrafi/

https://www.dailymotion.com/video/x6m6ee2