Brazili fiton edhe pa Neymarin, kryeson grupin
Fitorja e Brazilit njëkohësisht i ka siguruar kualifikim edhe Kolumbisë, që pavarësisht se mbrëmë nxori një barazim ndaj Perusë dhe pushton pozitën e tretë, kualifikohet si një nga dy ekipet më të mira në pozitën e tretë.
Barazimi në fakt do të kishte eliminuar Kolumbinë dhe Perunë, duke kualifikuar Brazilian dhe Venezuelën, por brazilianët nuk rrezikuan aspak.
Goli i parë erdhi herët në ndeshje, kur pas një harkimi nga këndi të Robinhos, topi u dërgua në rrjetën e Alain Baroja nga Silva, me portierin që nuk reagoi shpejt sa duhet.
Pjesa e dytë filloi me dinamizëm më të madh me Venezuelën që kërkonte të barazojë, duke lejuar më shumë hapësira për brazilianët. Sërish nuk vonoi shumë dhe Brazili dyfishoi epërsinë me golin e Firminos në minutën e 51-të, pas një asistimi të Willian.
E gjithë çfarë arritën venezuelasit ishte një gol i vonshëm i Miku, gjashtë minuta para fundit të kohës së rregullt.
Brazili, si kryesues i grupit, në çerekfinale do të përballet me Paraguain gjatë të shtunës. Kujtojmë se Paraguai befasoi Brazilin në penalti në të njëjtën fazë katër vite më parë. /Telegrafi/


