Boyle do të bëjë regjinë e James Bondit?
03/03/2009
Krijuesi i filmave morri në shtëpi trofeun për ‘regjinë më të mirë’ në ndarjen e Oskarëve për filmin “Slumdog Millionaire”.
Dhe kjo fitore raportohet se i ka inkurajuar drejtuesit e filmit 007 për t’i bërë një ofertë regjisorit të realizojë vazhdimin e serisë së filmave.
“Danny është duke u bombarduar me oferta nga studiot. Atij i është ofruar mundësia për të realizuar edhe regjinë e filmit të ri mbi James Bondin nga producenti i filmit”, ka bërë të ditur një burim për The Sun.


