Bora shkakton kaos në Evropë
13/03/2013
Pjesë të mëdha të Francës veriore janë vendosur në alarm akulli, ndërsa zyrtarët e kanë përshkruar situatën si “shumë të komplikuar”.
Aeroporti i Fankfurtit ka anuluar fluturime të tjera të mërkurën, pasi qindra pasagjerë kanë mbetur të bllokuar që nga dita e djeshme, raporton Rel.
Ndërkaq, kompania e trenave të shpejtë Eurostar ka rinisur shërbimet midis Londrës, Parisit dhe Brukselit, por me vonesa.
Meteorologët kanë parashikuar temperatura të akullta së paku deri në fundjavë. /Telegrafi/


