Please enter at least 3 characters.

Bora gëzon skiatorët, gjithçka gati për sezonin e ri

2016/01/bora-g-euml-zon-skiator-euml-t-gjith-ccedil-ka-gati-p-euml-r-sezonin-e-ri_hd.jpg

Sezoni i ri i garave në skitari do të nis me 10 janar. Kryetari i FSK-së, Hajrush Demaj, i ka thënë KosovaPress-it se gjithçka është gati për startin e edicionit të ri.

I pari i skitarisë, thotë se FSK do të organizojë shumë gara gjatë këtij dimri. Demaj thekson se FSK ka paraparë të organizojë edhe dy gara ndërkombëtare, e ku sipas tij, në vendin tonë do të zbresin garues cilësorë ndërkombëtare.

“Në bazë të kalendarit për vitin 2015, kemi paraparë shumë gara dhe do të jetë një aktivitet shumë i ngjeshur. Që nga data 10 janar fillojmë më garat Alpike të Republikës së Kosovës, do të kemi garat Aplike të Rugovës, natyrisht do të kemi Kupën e Dëshmorëve të Kombit, pastaj vjen Kampionati i Kosovës për kategoritë e të rinjve dhe të vjetra, por kemi edhe shumë kupa tjera, e gjithsej i kemi dhjetë Kupa Alpike që do të mbahen. Kemi paraparë edhe dy gara ndërkombëtare që do të mbahen gjatë këtij viti. Do të mbahet Kupa Ndërkombëtare e Brezovicës, ku do të marrin pjesë shumë garues cilësore të botës”, ka thënë Demaj.

Ai ka theksuar se krahas shumë garave vendore që janë në program të zhvillohen gjatë këtij dimri, skiatorët tonë do të përfaqësojnë vendin tonë është arenën ndërkombëtare, pasi që FSK është anëtare e FIS. Sipas Demajt, reprezentacioni i Kosovës do të jetë pesë e garave që zhvillohen në disa vende evropiane.

“Ne kemi edhe pjesëmarrjen e reprezentacionit të Kosovës në garat ndërkombëtare të FIS-it, ku jemi të anëtarësuar në FIS, kështu që kemi paraparë të shkojmë në shumë shtete si në Slloveni, Kroaci, Itali, Francë, Turqi, dhe kemi paraparë edhe pjesëmarrjen në Austri, por nëse kemi mundësi do të shkojmë edhe në Evropën Veriore në Skandinavi si në Suedi, e Norvegji, ku atje ka terren shumë të mira dhe ka gjithmonë borë e cila është e përshtatshme edhe për kupa botërore”, tha Demaj.

Ai është i bindur se garuesit tonë, do ta përfaqësojnë denjësisht vendin tonë në garat e ndërkombëtare që organizohen nga FIS. Demaj pret performancë të mirë nga garuesi Albin Tahiri, por sipas tij, edhe garuesit tjerë janë të përgatitur mirë që të kenë paraqitje solide në rrafshin ndërkombëtare.

Demaj pret të paraqitje të mirë edhe në konkurrencën e femrave, sepse sipas tij, Kosova ka garuese cilësorë edhe tek femrat. /KP/Telegrafi/