Please enter at least 3 characters.

Bonucci mendon për rikthimin te Juventusi?

2018/07/Leonardo-Bonucci-e1532424459520.jpg
311:"TURIN, ITALY - MAY 21: Leonardo Bonucci of Juventus FC celebrates with the trophy after the beating FC Crotone 3-0 to win the Serie A Championships at the end of the Serie A match between Juventus FC and FC Crotone at Juventus Stadium on May 21, 2017 in Turin, Italy. (Photo by Valerio Pennicino/Getty Images)
12:"Getty Images

E ardhmja e Leonardo Bonuccit është një nga temat më të përfolura të momentit në Itali.

Sipas Gazzetta dello Sport dhe Sportitalias kapiteni i Milanit dëshiron rikthimin te Juventusit, një vit pas largimit.

Zonja e Vjetër është në kërkim të një mbrojtësi dhe 31-vjeçari me këtë rast ka shprehur vullnetin për t'u kthyer te klubi nga Torino.

Leonardo Bonucci duke festuar golin ndaj Juventusit në Allianz Stadium (Foto: Getty Images )

GdS thotë se kuqezinjtë janë të gatshëm të lejojnë largimin e Bonuccit te Juve, por gjithmonë nëse kjo i përmirëson shanset e tyre për të siguruar shërbimet e Gonzalo Higuainit.

Me largimin e mundshëm të Daniele Ruganit te Chelsea, kapiteni i Milanit do kishte hapësirën e vjetër të tij në formacionin e Massimiliano Allegrit.

Edhe pse Bonucci i ka shprehur trajnerit të Milanit dëshirën për t'u larguar, rikthimi te Juve është vetëm një ide.

Për atë kanë shfaqur interesim edhe Manchester Unitedi dhe Paris Saint-Germaini.

Leonardo ishte pjesë e bardhezinjve për shtatë sezone, ku në gjashtë ka fituar Serie A. /Telegrafi/