Please enter at least 3 characters.

Bologna e hapur për Balotellin

2016/01/bologna-e-hapur-p-euml-r-balotellin_hd.jpg

Edhe pse të dielën, menaxheri gjeneral, Claudio Fenucci, deklaroi se sulmuesi i Liverpoolit nuk përshtatej në planet e klubit, ai tash ka ndërruar mendje.

“Do të ishim të gatshëm të diskutonim në rast se ai i zvogëlon kërkesat ekonomike”, është shprehur Fenucci për Corriere dello Sport.

Një tjetër drejtor i Bolognas, Pantaleo Corvino, po ashtu e ka hapur derën për Balotellin dhe Antonio Cassanon.

“Do ta transferoja Marion, sepse do të ishte shumë i motivuar...Cassano po ashtu mund t’i japë edhe shumë futbollit italian”, ka theksuar Corvino. /Telegrafi/